Mot kryesisht i vranët i shoqëruar me intervale të shkurta me diell, pritet të mbizotëroj nesër në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në mëngjës ka mundësi që të ketë mjegull si dhe vende vende riga të dobëta të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.
Era do të fryejë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.
Ndërsa nga java e ardhshme, parashihet rritje e ndjeshme e temperaturave.