Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell, por edhe me vranësira herë pas here.

E-mail Big Files for Free

The file is big? E-mail big files via Filebig.net !

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi do të vazhdojë të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë edhe ditën e nesërme.

Pasnesër në tërë rajonin do të kemi intervale kohore me diell, por edhe vranësira të herëpashershme. Pasdite vranësirat mund të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar shiu në disa rajone të Maqedonisë së Veriut dhe juglindje të Shqipërisë. Ndonjë rigë apo rrebesh të izoluar mund të ketë edhe në ndonjë rajon kodrinoro-malor në Kosovë.

Të hënën do të vazhdojë të mbajë mot i ngjashëm, i ngrohtë dhe me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell në tërë rajonin. Erërat jugore do të fuqizohen.

Të martën pritet përkeqësim i motit për shkak të ardhjes së një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror direkt nga veriu i Kontinentit. Do të kemi shtim të konsiderueshëm të vranësirave të cilat do të na sjellin reshje shiu dhe reshje bore në viset kodrinore-malore. Reshjet e borës mund të paraqiten në mbrëmje edhe në disa ultësira të Republikës së Kosovës. Normalisht, priten ulje të ndjeshme të temperaturave dhe ekziston potencial real për ngrica gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes gjë e cila nuk do të jetë fare e mirë në kulmin e lulëzimit të pemëve dhe vegjetacionit. Të shpresojmë për ndryshime