Në mëngjes ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull. Ditën mot i butë dhe kryesisht me vranësira.
Reshje shiu parashihen sonte gjatë natës dhe ditën e nesërme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 15 gradë celsius.
Nga rrafshi i Kosovës erë mesatare juglindore 3-10m/s, e nga Dukagjini erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s.