Gjatë javës së ardhshme pritet të ketë përmirësim të motit si rezultat i prezencës së masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Do të ketë më shumë orë me diell e pak vranësira, më të theksuara përgjatë relievit malor dhe nuk parashihen reshje.
Për shkak të kthjellimeve dhe reshjeve të borës që ranë në viset e larta malore, parashihen ulje të temperaturave minimale deri në minus 3 gradë Celsius, ndërsa në viset e ulëta minimalet parashihen rreth minus 2 gradë, e në disa zona për rreth maleve edhe deri minus 3 gradë Celsius.
Këto temperatura minimale parashihen vetëm në orët e hershme të ditës, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 3 deri 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.