Mot me diell, vranësira dhe reshje shiu për sot

Në Kosovë parashihet të dielën të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe në shumë pjesë të territorit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik