Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta dhe kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia.
Sipas institutit, fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje.
“Pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim