Nesër (e diel) mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, kryesisht në orët e para të ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.