Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, gjersa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, e ato maksimalet 25-29 gradë.
Sipas IHMK-së, të martën, vranësirat do të jenë të fokusuara rreth relievit malor, e temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë Celsius.
Të mërkurën, sipas IHMK-së, vranësirat do të shtohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike pritet të krijojë kushte për erëra.
Ndërsa do të jetë mot i ngjashëm. Gjatë së premtes parashihen shkarkime rrufesh e reshje, ndërsa në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha.
Sipas IHMK-së, muaji qershor është përmbyllur me sasi rekorde të reshjeve, në raport me mesataret e viteve të tjera.