Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i qëndrueshëm meteorologjik, me diell dhe vranësira të pjesshme.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta se ditët paraprake, por mesdita shënon rritje për 2-3 gradë Celsius më shumë se ditët tjera.
Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet -6 deri dhe -3 gradë Celsius, ndërsa to maksimalet ndërmjet 7 dhe 11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.