Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë deri 36 celsius

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona të caktuara pritet të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë rrufeje.

Pluhuri saharian, ndonëse me koncentrime më të ulëta, do të mbetet i pranishëm edhe të hënën.

Nga dita e martë të fillojë të tërhiqet.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-35 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 36°C.