Sot pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi mesatare dhe lokalisht e fortë.