Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi ai dyshohet se ka plagosur me armë zjarri ish-vjehrrin e tij.
IndeksOnline ka mësuar se viktimë është Kadri Qusaj, ndërsa i arrestuari është Omer Muhameti, ish-dhëndëri i tij.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi thekson se plagosja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të divorcit mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.
Ai shton se i gjithë rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës, teksa viktima është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Prizrenit.
“Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje ne tentativë “ Prizren, 26 prill 2024 Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast”, ka thënë Gashi.
“Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”.