Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga COVID-19 kanë vdekur 23 qytetarë të Kosovës.
Në bazë të dhënave të IKSHPK-së, 13 prej viktimave i përkasin gjinisë femërore e 10 të gjinisë mashkullore.
Sa i përket grupmoshave, 11 të vdekur janë të moshës 70-79 vjeçare.
Nga grupmosha 80+ janë 6 të vdekur, të grupmoshës 40-49 janë 3 të vdekur, të grupmoshës 50-59 janë 2 persona, dhe njëri është nga grupmosha 60-69.
Sipas komunave, më së shumti të vdekur ka nga Vushtrria (4), Prizreni (3), Malisheva, Gjilani, Prishtina e Suhareka nga 2, e Shtimja, Rahoveci, Peja, Isogu, Vitia, Gjakova, Mitrovica e Drenasi me nga 1 të vdekur