Mos i neglizhoni: Këto janë simptomat e gripit sezonal

Ekzistojnë katër lloje të virusit të gripit sezonal. Gripi A është më i zakonshmi, i ndjekur nga gripi B. Të dyja janë shumë ngjitëse dhe simptomat e tyre janë të ngjashme.
Gripi, i njohur edhe si influenza, është një sëmundje virale e frymëmarrjes që është më e përhapur gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit. Këto viruse mund të përhapen kur një person me infeksion teshtin ose kollitet dhe pikat e pështymes shkojnë drejt hundës ose gojës së një personi tjetër, sipas Medical News Today, transmeton lajmi.net.Gripi është i ndryshëm nga ftohja e zakonshme. Ai mund shkaktojë sëmundje të rëndë dhe të përkeqësojë disa gjendje kronike mjekësore, si: astma, sëmundja e zemrës dhe diabeti. Në disa raste, mund të çojë edhe në vdekje.
I NGJAJSHËM
MË PAK SE 25 MINUTA USHTRIME NË DITË MUND TA PARANDALOJNË KANCERINDeri më tani, katër persona kanë ngelur të vdekur në Klinikën e Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e gripit sezonal.Influenza AViruset e influenzës A shkaktojnë epidemi të gripit sezonal praktikisht çdo vit në Shtetet e Bashkuara. Ato mund të infektojnë njerëzit dhe kafshët.Gripi A është lloji i vetëm që mund të shkaktojë një pandemi, e cila është një përhapje globale e sëmundjes. Të dyja sëmundjet e gripit të shpendëve dhe gripit të derrit rezultuan nga viruset e gripit A.Influenza BViruset e influenzës B gjithashtu mund të shkaktojnë epidemi sezonale që zakonisht prekin vetëm njerëzit. Ekzistojnë dy linja të influenzës B: Victoria dhe Yamagata.Viruset e influencës B shtohen më ngadalë sesa viruset e influencës A.Influenza CViruset e influenzës C shkaktojnë sëmundje të lehta- ato nuk duket se shkaktojnë epidemi.Influenza DViruset e influencës D kryesisht prekin bagëtinë dhe nuk duket se infektojnë njerëzit.Simptomat të cilat përcillen si pasojë e kapjes së gripit sezonal janë: lodhja, bllokimi i hundëve, kollitjet, kokëdhimbjet, tharja e fytit, dhimbjet trupore, të dridhurat trupore, temperatura e lartë trupore, si dhe të vjellat e diarrea.Si ta trajtoni gripin në kushte shtëpie?Medical News Today rekomandon që të konsumoni sa më shumë lëngje, të pushoni, si dhe të merrni medikamente siç janë ibuprofeni apo acetaminofeni