Mos e humbisni spektaklin e boksit të shtunën në Klinë

Në kuadër të aktiviteteve të Federatës së Boksit të Kosovës, Klubi i Boksit “Dukagjini” në Klinë, organizon Turneun Tradicional të Boksit në nderim të heronjve të kombit Sylë, Idriz e Milazim Balaj.
Ky turnir që është i madhi në Rrafshin e Dukagjinit, do të mbahet më 28 shtator 2024 me fillim nga ora 14:00 në Palestrën e Sporteve “Adem Jashari” në Klinë.
Gjyqtarët janë: Agim Tahiraj, Agim Shala, Marigona Beadini, Granit Qorri e Agron Nushi.
Ndërsa, delegate Nadir Shllaku.
Mos e humbisni këtë super ngjarje e spektakël.
Sponsor medial është Klina.info që do ta transmetojë live.