E KENI NJOLLOSUR VETEN, NUK BËTË GJË TJETËR
1. Ç’keni tash?
2. Ju e patë më 2015 kur nuk latë gur e dru pa lëvizur kundër meje.Deponuat rrena, mashtrime, fletë-rrufe e letra anonime kundër meje. A mendoni se kam harruar siç harrohet bora e parvjeme?
3. A e patë më 2015? Dola faqebardhë e ballëlartë. Nuk dola si ju, sepse nuk jam si ju, për asnjë çmim nuk bëhem si ju.
4. Koncepti dhe qëndrimi im ndaj Republikës nuk ka ndryshuar as nuk ndryshon.Është i njëjti koncept, qëndrim e ideal sikur gjatë ëndrrave më 1982 në dhomën 11 të burgut të Prishtinës, gjatë ankthit pas dajakut dhe trajtimit çnjerëzor të hetuesve shqiptarë zyrave të hetuesisë, kur më hidhnin ujë për të më zgjuar nga alivanosja.Hetuesit shqiptarë që më torturonin më shumë sesa hetuesit serbë, sepse duhej ta jepnin para tyre provimin e antishqiptarizmit.
5. E patë dhe e vërtetuat më 2015 se unë nuk jam i pistë siç jeni ju vetë.
Hajdin Morina