Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurit me inicialet Q.I., ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se me dt.21.08.2024, në mënyrë të kundërligjshme në cilësinë e zyrtarit të Zyrës së Gjendjes Civile në Gjakovë, Zyra Ponoshec, me qëllim që t`i sjellë vetit përfitim pasuror të kundërligjshëm në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar qytetarit – të dëmtuarit, shumën e parave prej 170€ për gjenerimin e numrit personal në sistemin elektronik të ARC-së, për bashkëshorten e tij.
Me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se i pandehuri, ka kryer veprën penale
‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 par.1 të KPRK-së.