Momenti kur ushtari i UÇK-së ngriti flamurin kombëtar në vitin 1999 në ish-stacionin e policisë serbe në Klinë

18 Qershori shënon Ditën e Çlirimit të Klinës, një datë kjo që nesër do të shënohet me disa aktivitete të vogla, për shkak të pandemisë,Shkruan Klina info

Por, pikërisht në këtë ditë, do t’ju sjellim në kujtesë një moment tjetër të rëndësishëm. Atë kur ushtari i UÇK-së, Hasan Berisha, me 18 Qershor 1999 ngriti flamurin kombëtar në ish-stacionin e policisë serbe, gjegjësisht në objektin e Kuvendit Komunal.

Këto fotografi tregojnë gëzimin dhe trimërinë e Berishës, i cili arriti ta pres dhe ta festojë atë moment, ku jo të gjithë shokët e tij të luftës arritën ta përjetojnë.
Por, Klina mbetet një nga komunat më të prekura nga lufta e fundit, me 333 të vrarë, 142 të zhdukur e mbi 80 dëshmorë të kombit./Klina.info/