Është publikuar videoja e arrestimit të personit që shtiu me armë zjarri, para Shtëpisë së Bardhë, derisa presidenti amerikan, Donald Trump ishte në një konferencë për media.
Pas kthimit në sallë menjëherë pas, Trump njoftoi se u dëgjuan të shtëna arme jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe një i dyshuar u qëllua
#BREAKING: Suspect shot by Secret Service outside the @WhiteHouse pic.twitter.com/H6m2V4Hplo
— John Taxon (@JohnTaxon) August 10, 2020
Trump tha se u dërgua në Zyrën Ovale, por arsyeja e të shtënave mbetet e paqartë.
“Ju u befasuat, unë gjithashtu u befasova. Mendoj se kjo është ndoshta shumë e pazakontë”, u tha Trump përfaqësuesve të mediave.
Presidenti amerikan gjithashtu tha se individi që u qëllua është dërguar në një spital aty pranë