Moti i lig ka përfshirë sot pjesë të ndryshme të vendit në Shqipëri.
Më e theksuara është pjesa veriore, teksa ka rrezikuar dhe jetën e mijëra pushuesve të cilët po relaksoheshin në bregdetin shqiptar.
Stuhi, valë të mëdha të detit, e dallgë kanë shpërthyer në det, derisa turistët ishin në plazh.
I prekur ka qenë edhe bregdeti i Velipojës, që shquhet për numër të madh pushuesish kosovarë. E një i ri sot ka arritur të shpëtojë, kjo falë një shqiptari, i cili ka nxjerrë atë nga uji duke ia shpëtuar jetën.
Imazhe nga ky moment po qarkullojnë në rrjete sociale, teksa ky i ri shqiptar sapo mori epitetin hero.