Amsera Reka, e cila atë ditë humbi dy prindërit dhe vëllanë dyvjeçar, u shpëtua nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, pasi që hoxha i fshatit, Shaban Haxhi, insistoi që kjo familja ka katër anëtarë dhe po dëgjonte një zë fëmije që ishte ende gjallë nën gërmadha.
Edhe pse me mjete primitive, Haxhi dëgjoi zëri e Amserës. Ai iu kishte shpjeguar pjesëtarëve të FSK-së se nga po vinte zëri, e pas largimit të gurëve të fundit dhe betoneve, 6-vjeçarja u nxor e gjallë.
Nëna e saj e kishte kapur në gji vajzën dhe pllaka e betonit nuk kishte arritur ta godiste, në këtë mënyrë ajo kishte shpëtuar.