Tre persona kanë marrë lëndime pas një përleshjeje fizike në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar për Kohën se një person është arrestuar.
Gjithashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë zjarri.
“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Ibrahim Lutfiu’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se gjatë përleshjes, janë lënduar tre persona, njëri prej tyre është shoqëruar në stacion policor. Në vendin e ngjarjes policia ka gjet një armë zjarri dhe po kryen procedurat e sekuestrimit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ajo.