Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se nuk janë të interesuar që të jenë pjesë e koalicioneve parazgjedhore elektorale. Ai ka shtuar se keqqeverisja është shkaktar i izolimit të vendit.
Molliqaj ka komentuar edhe takimin mes kryeministrit të vendit dhe liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqit.
“Besoj që tashmë po duket qartë se në të gjitha opsionet i ka shërby kryeministri Kurti, në rradhë të parë u votun ato marrëveshje të cilat kishte marrë vendim që PDK të mos i votoj deri të i largohen sanksionet ndaj Kosovës mandej kishte një vendim të Këshillit Drejtues që as nuk duhet të takohet me përfqesues të insitiucioneve të Kosovës, asnjë nga zyrtarët e PDK-së, deri në përfundim të masave nuk e di a është hekur ai vendim apo vetëm e kanë shkel”, u shpreh ai.
Molliqaj thtoë se ideja e zgjedhjeve nga Kurti vjen pikërisht në kohën kur po shfaqen dështimet e mëdhaja të qeverisë, dhe i mundësojnë atij të shmanget vëmendja nga diskutimi përmbajtësorë.
“Nuk po i shkakton opozita po i shkakton Kurti sepse pa votat e Kurtit nuk ka zgjedhje e ajo i bjen që Kurti po don zgjedhje”, ka thënë Molliqaj.
I pari i PSD-së ka theksuar se nuk jemi të interesuar dhe nuk kemi as vullnet që të jemi pjesë e koalicioneve parazgjedhore elektorale.“Nuk jemi të interesuar dhe nuk kemi as vullnet që të jemi pjesë e koalicioneve parazgjedhore elektorale.”
Molliqaj në intervistën dhënë ka folur edhe për punën e Qeverisë, për çka ka thënë se jemi totalisht të izoluar.
“Për pjesën se çka është bërë mirë do ta keni edhe propagandën e mashtrimeve prej Qeverisë. Unë nuk jam këtu për eventualisht të mirat e Qeverisë, unë prej pozicionit opozitar gjithmonë duhet ta bëj kritikën se çfarë nuk ka funksionuar nga rrafshi ndërkombëtar. Jemi totalisht të izoluar, siç edhe e dini Kosova ende është nën sanksione”, ka thënë ai./EO