Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësit e pjesëmarrjes së këtij subjekti politik në zgjedhjet e 9 shtatorit të vitit 2025.
Ai ka deklaruar se PSD nuk do të bëjë koalicione politike me asnjë parti, dhe se sukses për PSD-në është nëse do të kalojnë pragun në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke shtuar se akoma nuk është marrë një vendim nga subjekti që drejton nëse përfundimisht do të marrinë pjesë në zgjedhje.
“Kemi me datë 6 tetor mbledhjen e këshillit drejtues ku përfundimisht do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, tha ai në Klan Kosova.
“Është e qartë se ka rritje të mbështetjes për PSD-në, por po ashtu këtu nuk është me rëndësi pjesëmarrja”.