Modelja e TikTok qëllohet për vdekje nga bandat teksa rrinte në ‘Benz-in’ e saj jashtë palestrës

24 vjeçarja Fedra Oded Gaxiola Orozco, është qëlluar për vdekje mëngjesin e djeshëm teksa qëndronte në makinën e saj Mercedes Benz.

Orozco kur humbi jetën ishte jashtë palestrës Hardcore Fitness Gym në Tijuana ne veri te Meksikes, nga ku shpesh postonte video të vetes duke u stërvitur.

Vrasësi ishte afruar dhe e kishte qelluar disa herë nga jashtë xhamit dhe më pas u largua në drejtim të paditur, njoftonin mediat vendase.

Ambulanca që erdhi në vendngjarje çoi Orozco në spital por jeta e saj nuk mund të shpëtohej.

Prokurori Miguel Ángel Gaxiola Rodríguez, tha se hetimet tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe se sulmi kishte si shënjestër të renë.

Fedra Gaxiola ishte modele dhe ‘influencer’ në rrjet, me origjinë nga shteti i Sinaloa, në veriperëndim të Meksikës.

Ajo kishte më shumë se 200,000 të abonuar në rrjetin Instagram dhe në TikTok ku promovonte kompani veshjesh sportive dhe estetike.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes së vajzës por ngjarja vjen pasi një tjetër modele e njohur Vielka Pulido u ekzekutua bashkë me partnerin e saj në të njëjtin rajon në fillim të vitit, shkruan rrjeti The Sun.