Mohamed Salah ka dhënë një përgjigje mjaft interesante kur u pyet për situatën e kontratës së tij tek Liverpooli.
32-vjeçarit i skadon kontrata me Liverpoolin në fund të sezonit 2024/225, teksa edhe Virgil Van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold e gjejnë veten në një situatë të ngjashme.
Reprezentuesi holandez ka gjasat më të mëdha që të mbetet pjesë e klubit, ndërsa Alexander-Arnold është lidhur fortë me një kalim tek Real Madridi.
You can skip this ad in 3Advertisement
Megjithatë, Salah ka qenë më i përfoluri nga këta të tre dhe kjo vazhdoi edhe pas fitores ndaj West Hamit.
Në këtë ndeshje, reprezentuesi egjiptian shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime për ta ndihmuar ekipin e tij të krijojë një epërsi prej tetë pikësh në krye të Ligës Premier.
Të gjithë sytë ishin në intervistën e shkurtër që ai dha për Sky Sports pas ndeshjes, ku natyrisht theksi u vu sërish tek e ardhmja e tij.
Kur Salah u pyet nëse është në gjendje të dhurojë ndonjë lajm të mirë së shpejti, 32-vjeçari dha një përgjigje interesante.
“Ne jemi larg asaj (arritjes së kontratës së re), por sërish, nuk dua të them diçka para gazetarëve dhe njerëzit të fillojnë të thonë gjëra.
“Asgjë nuk ka ndryshuar por unë jam i fokusuar tek skuadra dhe të fitojë Ligën Premier”, ka thënë Salah.
Ish-lojtari i Romës momentalisht kryeson listën e golashënuesve në Ligën Premier me 17 gola të shënuar pas 18 ndeshjeve të luajtura, teksa ka edhe 13 asistime./Telegrafi/