Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar vendimi i dytë i shpronësimit të parcelave për realizimin e Projektit për Mbrojtjen dhe Menaxhimin e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut.
Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka thënë se po ndërmerr hapa konkret për mbrojtjen dhe promovimin e këtij lokaliteti, përmes mbështetjes financiare, ekspertizës shkencore profesionale, planit të menaxhimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.
“Falënderime Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për bashkëpunim dhe mbështetje përgjatë procesit”, ka shkruar MKRS