Bashkatdhetari ynë Mjeku Specialist i Gjinekologjisë Dr.Musa Krasniqi nga Zajmi i Klinës, i cili jeton e punon në Danimarkë konkretisht në Spitalin Rajonal të Jyllandit Verior e ku Dr.Krasniqi është Kryemjek dhe udhëheqës i grupit të Gjinekologëve, ka ardhur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë që të trajnojë personelin mjekësorë të Repartit të Gjinekologjisë duke kryer disa intervenime që po kryhen për herë të parë në Kosovë .
Intervenimet që po kryhen këto ditë janë operacionet e avancuara laparaskopike dhe histeroskopike dhe është bërë për herë të parë largimi i mitres dhe tubave totalisht me laparaskopi që është inovacion dhe është bërë për herë të parë në Kosovë . Poashtu është bërë edhe largimi i cistave me laparaskopi.
Një risi tjetër është poashtu fillimi me biopsi endometriale pa narkozë që zëvendeson kiretazhen tradicionale diagnostike.
Poashtu është filluar edhe me ultrazë të kombinuar me ujë të destiluar për diagnostifikimin e polipeve endometriale dhe fibromave submukozale që është risi dhe përparësi për pacientet, dhe që edhe kjo po aplikohet për herë të parë në Institucionet shëndetësore në Kosovë.
Gjatë ditëve në vijim në program janë edhe intervenimet histereskopike diagnostike dhe operative që njejtë si në raste tjera është risi në Kosovë..
Gjate periudhës sa do të qëndroj në Spitalin tonë Dr.Musa Krasniqi pritet tëe kryej edhe largimin laparaskopik të mitres me vetëm me një portë laparaskopike qe eshte risi jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon.
Planet janë që në vitin 2023 personeli mjekësorë i Repartit të Gjinekologjisë në Pejë të fillojnë largimin e mitres në rrugën natyrore –vagjinale laparaskopike, metodë kjo që Dr.Musa Krasniqi e ka bërë për herë të parë në Danimarkë.
Ai ka ardhur në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga data 5.12.2022 e do të qëndroj deri më datën 17.12.2022, ndërsa gatë kësaj kohe konkretisht më datën 15.12.2022 do të ketë një trajnim për gjithë personelin mjekësorë përmes Telemjekësisë që fillon nga ora 11.