Edicioni i së dielës i emisionit “Familja ime”, i është dedikuar gripit sezonal, ku i ftuar për të diskutuar mbi këtë temë ishte edhe mjeku i fëmijëve, Lendrit Spahiu.
Ai tha se kollitja përgjatë gripit sezonal është simptomë mbrojtës.
“Është mirë që kemi kollitje, duke pasur parasysh që te fëmijë e vegjël ndonjëherë ndodh të aspirojnë, edhe përmes kollitjes diçka që duhet të shkoj ndërmjet rrugëve të tretjes, ndërmjet kollitjes e nxjerrim jashtë”.
Spahiu theksoi se kollën jo çdo herë duhet ta qetësojmë.
“Kur kemi një kollitje me sekrecione apo me kelbazë, ne nxjerrim sekretin jashtë, dhe në këto raste duhet vetëm ta zbusim sekretin në mënyrë që t’ia lehtësojmë fëmijëve, ngase një fëmijë nuk di se si ta nxjerr ndryshe kelbazën, por, vetëm përmes kollës, ngase ose mund ta vjell, ta përbijë, apo edhe ta nxjerr me jashtëqitje”, tha mjeku i fëmijëve.
Mjeku tha se kollitja në rutinën ditore të fëmijëve, mund të ndikojë edhe në cilësinë e gjumit.
“Kollitja mund të ndikojë edhe në mënyrën e ushqimit, sepse edhe duku u ushqyer përmes kollës mund të vjen deri tek vjellja dhe ta nxjerrë ushqimin jashtë”.
“Sidomos viroza aktuale, manifestohet me kollë deri në 2-3 javë, ndaj për ne është shumë me rëndësi që pas 4-5 dite, kur fillon të përmisohet gjendja e përgjithshme e fëmijëve, atëherë kur fëmijë fillojnë të ushqehen mirë, me fjetur mirë, prindërit prapë lajmërohen se përkundër inhalimeve apo sirupave të kollës, ajo prapë vazhdon, që do të thotë se prindërit duhet të jenë të përgatitur se kolla mund të vazhdojë gjerë në 2-3 javë”, u shpreh ai./Klankosova