Vazhdon ikja e mjekëve kosovarë drejt vendeve të ndryshme të Evropës.
Për 10 muajt e vitit 2021 ka pasur një rritje të kërkesave për vërtetim nga mjekët për t’u larguar nga Kosova. Nga ky komunitet thonë se e vetmja mënyrë për të ndalur këtë trend është të ndryshohet Ligji për Shëndetësi dhe njëkohësisht të bëhet Ligji i Pagave.
Në këtë periudhë 10 mujore, sipas statistikave deri më tani janë larguar 126 mjekë.
Gjatë 3 vjetëve të fundit prej 110 mjekëve që shkojnë për çdo vjet shumica prej tyre 80% mjekë të rinj të posa diplomuar.
Kjo rritje e ikjes ka ndodhur edhe përkundër bllokadave si nga Covidi për komunikime dhe kontakte direkte dhe ajo e vizave. Kështu që ky trend veçse ka dhënë sinjal se do të rritet dhe është brengosës.
Përveç infermierëve dhe mjekët, kohëve të fundit vërehet edhe largimi edhe shumë të rinjve, por edhe shumë tjerë po presin viza pune
Njëra nga arsyet e kësaj ikje masive të mjekëve është paga e ulët përkundër shkollimit të lartë. Sot një specialist në Kosovë paguhet 600 euro dhe një infermierë me 377 euro.
Ndërsa të ardhurat mujore në vendet përendimore janë shumfish më të larta, kjo arsye që ka shtyer që punëtorë shëndetësor të ikin nga Kosova./Jepi zë