Për herë të parë qytetarët e komunës së Klinës, po marrin shërbime shëndetësore falas nga mjekët amerikanë.
Vizita mjekësore këto, në kuadër të projektit dhe bashkëpunimit nga “Operacioni Shpresë e Ripërtërirë”, nga SHBA, Komunës së Klinës dhe Kishës Protestante Ungjillore “Rilindja e Klinës”.
Me këtë rast Daniel Johns nga SHBA, drejtor i organizatës “Shpresë e Ripërtërirë”, tha se janë të lumtur që janë në Klinë, dhe në shërbim të qytetarëve të Klinës.
“Organizata jonë ka sjellë 44 mjekë, infermierë, studentë të mjekësisë, ku për dy ditë do të jenë në qytetin e Klinës. Më pas dy ditë dhe në Gjakovë, ku janë duke kryer shërbime parësore, kryesisht mjekë të përgjithshëm, por ka dhe mjekë të syve, dentistë, mbi të gjitha shërbimet dhe syzet janë falas.
Ai tha se janë të lumtur që janë në Kosovë, kjo është hera e dytë që vijnë këtu.
“Jemi shumë falënderues për bashkëpunimin që kemi pas me QKMF-në në Klinë, por me Ministrinë e Shëndetësisë, kemi pas një raport shumë të ngushtë, ku dhe kemi marrë leje nga ta”.
Ai përshëndeti edhe kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj për ndihmën dhe bashkëpunimin, si dhe drejtorin e QKMF-së, Dr. Haxhi Ibishin.
Ndërsa, ky i fundit duke folur në emër të QKMF-së në Klinë, falënderoj kolegët nga Amerika, pastorin e Kishës Ungjillore “Shpresa e Krishtit për Klinën”, për këtë aktivitet, e që mbahet për herë të parë në Klinë.
“Falënderoj këtë organizatë që e ka përzgjedh Kosovën në mesin e katër shteteve. Ne do të jemi në shërbimin tuaj, ndërsa përgjatë këtyre dy ditëve stafi jonë është i angazhuar në mirëmbajtjen e procesit”, tha Dr.Ibishi.
Derisa në emër të Kishës, foli pastori i cila ndër të tjera u shpreh të jetë i lumtur për mundësinë që kanë pas për më i sjellë mjekët amerikanë në Kosovë.
“Kjo është hera e dytë që sjellim mjekët amerikanë në Kosovë, dhe e para në Klinë. Dhe jemi shumë të lumtur me numrin e madh të qytetarëve që po shprehin për të bërë vizita mjekësorë falas”, tha pastori.
Ndryshe, qytetarët e Klinës, do të kenë mundësi edhe nesër më datë 17 maj nga ora 8:00 të marrin shërbime shëndetësore falas nga mjekët amerikanë, para QKFM-së në Klinë./Klina info/