Një incident i zjarri ka ndodhur në orët e para të së dieles në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi.
Gashi tha se për Klankosova.tv se zjarrfikësit ndërhynë me kohë në atë zonë, duke e fikur zjarrin.
“Zjarri kishte përfshirë disa gjëra të cilat nuk di se përse përdoreshin, por në parim dukeshin si mbeturina. Zjarri ishte minimal sepse me kohë kishin reaguar Stafi i institutit me aparata për fikje të zjarreve fillestare. Ne e fikëm atë të tërin”, tha ai.
Incidente të zjarrit pati disa herë gjatë vitit të kaluar në IML.