Misioni Kosove: Kontingjenti italian dhuron pajisje për personat me aftësi të kufizuara

Projekti i lindur nga bashkëpunimi në mes të Komandës Rajonale Perëndim dhe Drejtorisë për Kulturë të Rahovecit

Peje, 11 tetor 2023. Ka përfunduar sot në komunën e Rahovecit një projekt i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) ne te cilin ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) me bazë në Regjimentin e 11-të Bersaglieri dhuruan pajisje për lokalet qe përdoren për të mirëpritur fëmijët me aftësi të kufizuara, në një shkollë fillore në Rahovec.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Gabriele Vacca, së bashku me kryetarin e komunës Smajl Latifi dhe Drejtorin per kulturë.

Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-W dhe Drejtorit për Kulturë të Rahovecit, synon të përmirësojë strukturat e pranishme në zonë në mënyrë që të krijojë vende të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke rritur qasjen dhe kapacitetin akomodues te institutit në dobi të të gjithë komunitetit.

Donacioni është pjesë e aktiviteteve të shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që kontingjenti italian kryen çdo gjashtëmujor.

Kontingjenti italian i Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në të njëjtën kohë duke promovuar aktivitete të dobishme nën drejtimin e Komandës Operative të Forcave të Bashkuara.