Projekti ka lindur nga bashkëpunimi i Komandës Rajonale Perëndim dhe Drejtorit për Shërbime Publike të Junikut
Peje, 23 tetor 2023. U përmbyll sot në komunën e Junikut, një projekt i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) në të cilin ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) me bazë në Regjimentin e 11-të Bersaglieri, dhuruan një kënd lojërash për fëmijë për komunitetin lokal.
Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritete civile dhe ushtarake, përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonelin Gabriele Vacca, së bashku Kryetarin e Komunës, Ruzhdi Shehu, dhe me Drejtorin për Shërbime Publike.
Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-W dhe Drejtorit për Shërbime Publike të Junikut, synon të realizojë mundësitë për lojëra dhe argëtim për fëmijë të shumtë, duke pajisur hapësirat publike me pajisje të përshtatshme që plotësojnë nevojat e familjeve të shumta që jetojnë në komunë.
Donacioni është pjesë e aktiviteteve të shumta në mbështetje të zhvillimit të institucioneve vendore që kontingjenti italian zhvillon çdo gjashtëmujor.
Kontingjenti italian i Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke promovuar në të njëjtën kohë aktivitete bamirëse nën drejtimin e Komandës Operative të Forcave të Bashkuara.