MISIONI I KOSOVËS: TRYEZË E RRUMBULLAKËT MBI TË ARDHMEN E TË RINJVE NË KOSOVË

i rappresentanti delle minoranze del Kosovo occidentale.
Komanda Rajonale Perëndim priti takimin me kryetarët e komunave, drejtorët e kulturës dhe përfaqësuesit e pakicave të Kosovës perëndimore.

Peje, 15 nentor 2023. Eshtë mbajtur sot në Kampin Villaggio Italia një takim i rëndësishëm mes kryetarëve të komunave, drejtorëve të kulturës dhe përfaqësuesve të pakicave të 15 komunave të Kosovës perëndimore.

Takimi, i kryesuar nga komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel Gabriele Vacca, dhe nga ambasadori italian në Kosovë, Shkelqësia e tij Antonello De Riu, synon të lehtësojë diskutimin dhe dialogun mbi temën e perspektivës së ardhshme të të rinjve në Kosovë.
Diskutimi u fokusua në dëshirën për të lehtësuar dhe përmirësuar procesin e punësimit dhe rritjes së të rinjve, duke i inkurajuar ata që të realizojnë aspiratat e tyre profesionale në Kosovë dhe duke kontribuar kështu në zhvillimin e të gjithë vendit.

Të ftuar të shumtë morën pjesë në takim si folës, duke përfshirë ish-drejtorin e Caritas-it venecian, drejtorin ekzekutiv te Asociacionit të komunave, drejtorin rajonal të OSBE-së, prorektoren e Universitetit të Pejës dhe të tjerë, bazuar në formimin e tyre profesional, ata dhanë njohuri të vlefshme për këtë temë.

E ardhmja e të rinjve është një temë me rëndësi themelore, si garanci e rritjes dhe zhvillimit të Kosovës dhe në këtë drejtim është i nevojshëm zhvillimi i proceseve efektive që favorizojnë futjen e tyre në botën e punës.
Komanda Rajonale Perëndimore e Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.