Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka siguruar qytetër e Kosovës se sasia mishit që importohet nga Brazili që është aktualisht në treg është i sigurtë. Pasi shteti i Brazilit njoftoi se ka ndaluar eksprotin e mishit të shpezëve për shkak të përhapjes së sëmundjes “Neë castle” të shpezëve.
Në mesin e shtetëve që ka eksportuar është edhe Kosova. Pas këtij njoftimi, AUV kishte njoftuae ditë me parë që është ndaluar importi i mishit të shpezëve nga Brazili.
Në një përgjigje për Gazetën Insajderi, thuhet se sasitë të cilat janë ne treg apo tjerat qe do të vijnë dhe lejohen për import janë të sigurta.
“Sasitë të cilat janë ne treg apo tjerat qe do të vijnë dhe lejohen për import janë të sigurta. Sepse janë të kontrolluara dhe ne bazë të vlerësimit profesional kanë marrë aprovim se i plotësojnë kriteret ligjore për tregtim dhe konsum”, thuhet në pergjigjen e tyre dhënë Insajderit.
Tutje, në përgjigje thuhet se Kosova ka rritur masat e kontrollit për mishin që impotohet nga Brazili.
“Ne si shtet kemi rritur masat e kontrollit qe është ne pajtueshmëri me detyrat dhe përgjegjësit. Por nuk aplikohet masa e ndalesës në situatën aktuale. Suspendimi i certifikimit nënkupton se vet shteti i origjinës ka masë ndalese të qarkullimit të brendshëm dhe me jashtë”, thuhet në përgjigje.
Ministria e Bujqësisë dhe Blegtorisë në Brazil e ka suspenduar eksportin e mishit të shpezëve dhe produkteve të tij, pasi ka konfirmuar shpërthimin e një virusi.
Njoftimi për një zonë të caktuar është bërë për shkak të shpërthimit të sëmundjes Neë castle të shpezëve. E cila nuk paraqet rrezik për sigurinë ushqimore apo shëndetin publik. Sëmundja është e karakterit ekonomik, prek vetëm shpezët. Me qellim të parandalimit të përhapjes. Ata kanë vendosur suspendimin e lëshimit të certifikatave.