Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, sot ka inspektuar punimet për asfaltimin e rrugëve në qytet dhe punimet për ndërtimin e fushës ndihmëse të futbollit dhe parkut të qytetit “Ilir Merturi”.
Elezaj më këtë rast u shpreh shumë i kënaqur me dinamikën e punëve që janë realizuar në ndërtimin e parkut të qytetit dhe fushës ndihmëse, projekt ky shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe që i jep qytetit të Klinës një pamje shumë më atraktive por edhe që siguron një vend të përshtatshëm për rekreacion dhe mundësi shumë të mirë për zhvillimin e talenteve të rinj.
Ai shtoi se komuna do të vazhdojë investimet edhe në infrastrukturë rrugore me qëllim që të kompletohen të gjitha rrugët në qytet dhe fshatra me rrugë të asfaltuara.
Vlera e kontratës për projektin për “Ndërtimi i fushës ndihmëse të futbollit dhe rregullimi i parkut” është 124 877 euro, ndërsa projekti për “Ndërtimin e rrugëve, trotuareve dhe infrastrukturës nëntokësore në qytet” ka një vlerë prej 159 532 euro dhe një afat kohor për përfundimin e punimeve prej 99 ditë pune.
Vlene të theksohet se punimet i ka realizuar Mirusha Company.