Më 25 maj do të luhet edhe finalja e Conference League, takim që do të luhet për herë të parë në Tiranë në stadiumin “Air Albania”
Përballë njëra-tjetrës do të vihen Roma dhe Feyenoord ku do të luftohet fort për trofeun e këtij kompeticioni.
Ky pasdiskutim është një moment historik për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët.
UEFA Conference League ka zgjedhur t’ja prezantojë botës në mënyrën më të bukur Tiranën.
Në një video 30 sekondëshe të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen disa nga pikat identifikuese të Tiranës, si Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Zogu i Zi…për ta mbyllur në fund me një prezantim në detaje të stadiumit “Air Albania” dhe të trofeut për të cilin do të “luftojnë” Roma dhe Feyenoord.
Krahas kësaj videoje në postimin e UEFA Conference League shkruhet: “Mirë se vini në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë. Duart lart nëse do të jeni në finalen e #UECL.”
Tashmë një pjesë e tifozëve të Romës dhe Feyenoord kanë mbërritur në Shqipëri, ndërsa me dhjetra mijëra të tjerë pritet të vijnë në Tiranë deri të mërkurën.
☀️ Welcome to Tirana, the capital of Albania 👋
Hands up if you'll be at the #UECLfinal 🙋 pic.twitter.com/zq0QiGfAeE
— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) May 23, 2022