Shoqatat e dala nga lufta e fundit, dega në Klinë, bashkë me bashkëluftëtarët e Ali Hotit, Kryetari i degës së OVL UÇK -së në Jashanicë, Ali Kamberaj dhe Esat Raci gjatë ditës së sotme kanë vizituar familjen e veteranit dhe invalidit të ndjerë të UÇK-së Ali Hoti.
Hoti vdiq para gjashtë muajsh, ndërsa në kujtim dhe për kontributin e tij në luftë, familjarëve ju dhurua një mirënjohje post mortem.
Ali Hoti ka qenë një nga luftëtarët e parë i celulave të UÇK-së./Klina info/