Miratohet ligji për Policinë Ushtarake të FSK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme plenare kanë miratuar në shqyrtim të dytë projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në votim morën pjesë 74 deputetë, ku 74 prej tyre votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryetari i Komisionit për çështje të Sigurisë, Bekë Berisha ka rekomanduar miratimin e këtij projektligji me 14 amendamentet e tij.

Pozitë e opozitë e përkrahën këtë projektligj.

Gjithashtu, të enjten do të mbahet edhe një seancë tjetër me fillimin nga ora 14:30, ku do të debatohet në lidhje me situatën e sigurisë në vend./Gazeta Infokus/