MIRATOHET KORNIZA AFTAMESME BUXHETORE 2025-2027

Kuvendi Komunal i Klinës ka mbajtur seancën e gjashtë të rregullt të punës për vitin 2024.

Gjatë kësaj seance është miratuar edhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2025-2027.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi, drejtorë të drejtorive, anëtarë të kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe media.

Kryesuesi Gashi hapi punimet e kësaj seance ku në rend të ditës u trajtuan pikat:

Arsyetimi i mungesave,
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më datë 30.05.2024,
Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimeve të Komitetit për Politikë dhe Financa,
Shqyrtimi i raportit nga procesi i konsultimit publik për draft-kornizës afatmesme buxhetore 2025-2027 (Ref grupi punues),
Shqyrtimi dhe miratimi i draft-kornizës afatmesme buxhetore 2025-2027 (Ref. drejt. fin.),
Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për transfer të mjeteve brenda kategorisë ekonomike shpenzimet kapitale (Ref. drejt.fin.),
Shqyrtimi i raportit nga procesi i organizimit të konsultimit publik për draft-strategjinë komunale për mbrojtje nga dhuna në familje 2024-2027 (Ref. nga grupi punues),
Shqyrtimi dhe miratimi i draft-strategjisë komunale për mbrojtje nga dhuna në familje 2024-2027 dhe plani i veprimit për mbrojtje nga dhuna në familje 2024-2026, (Ref. nga grupi punues),
Shqyrtimi i raportit nga procesi i konsultimit publik për planin lokal të veprimit për barazi gjinore 2024-2026 (Ref. nga grupi punues),
Shqyrtimi dhe miratimi i planit lokal të veprimit për barazi gjinore 2024-2026 (Ref. grupi punues),
Shqyrtimi i raportit të KKSB-së për gjashtëmujorin e parë 2024 (Ref. nga KKSB),
Informatë mbi menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Klinës (Ref. DSHPE),
Raportim i Kryetarit të Komunës për situatën ekonomike-financiare dhe zbatimin e planeve investuese për gjashtëmujorin e parë 2024,
Pyetje dhe përgjigje.

Të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar me shumicë votash nga anëtarët e Kuvendit.