Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor.
Me po kaq vota, Kuvendi ka miratuar sot në shqyrtim të dytë edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetësi.
Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua në shqyrtim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.
Ndërsa me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar shqyrtimi i dytë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale.
E për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shëndetësi publike votuan 65 deputetë.