Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja kundër koronavirusit.
Njëra ndër ndryshimet raportohet që është vendosur është edhe heqja e orës policore.
Së pari, është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19.
Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022.
Ndërkohë, deri tani ora policore ka qenë në periudhën kohore 00:00 deri në orën 05:00.