Me 16.05.2024 ka nisur aksioni humanitar për infermierin Ritman Colin (Rikin), ndërsa ka përfunduar me 17.05.2024 ku ishin vendosur në tri pika, organizuar nga grupi i kolegëve dhe miqëve të Rikit.
Ky grup ka publikuar një postim në FB, duke falënderuar gjithë ata që kanë kontribuar.
Ky është njoftimi i plotë:
Pra, theksojmë: mbyllet veç aksioni humanitar në tri pikat në Klinë. Mos ndaloni të kontribuoni me aq sa mundeni përmes xhirollogarisë dhe GoFoundMe. Ndërsa ne ju njoftojmë ditëve në vijim për iniciativën në qytetet e tjera përreth.
Ky aksion rezultoi të jetë i sukseshem fal njerëzve vullnet mirë e human. Falenderojmë gjithë qytetarë e Klinës dhe kontribut dhënësit e tjerë që bashkërisht me zemrën plotë u arrit edhe shifra rreth 28,103.57€ shifër kjo vetëm e këtij aksioni në Klinë.
Nësë është nevoja ne ndërmarrim përsëri hapin për një aksion të tillë, por qoftë ky aksioni i fundit dhe Riki ardhtë shëndosh e mirë, e tejkaloftë me lehtësi. I bekoftë Zoti gjithë qytetarët e Klinës, paqi shëndetin e zemrat plotë dashni!
FALËNDEROJMË: Bizneset për kontributin e madh që kanë dhënë, qytetarët që aq sa kishin mundësi nuk hezituan të ndanin nga vetja drejt e në kutitë tona, krahas qytetarëve të Klinës janë edhe shumë të tjerë nga vendet e ndryshme të Kosovës. Gjithashtu falënderojmë bizneset që siguruan ushqimin gjithë ekipit të aksionit, falëndërojmë mediat që na ndihmuan në shpërndarjen e lajmit, falënderojmë pafund çdo njërin prej jush ne si ekip e grumbullimit të parave të këtij aksioni humanitar.
Po ashtu edhe familja Coli falënderon secilin nga të lartpërmendurit si dhe QKMF në Klinë që liroi puntorët shëndetësorë përgjatë këtyre dy ditëve.
SHIFRA E ARRITUR NË AKSIONIN DY DITOR NË KLINË ËSHTË rreth 28,103.57€
Faleminderit një milion herë! ❤️