Një rast dhune ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në komunën e Malishevës.
Katër persona janë përfshirë në një konflikt fizik e për pasojë dy prej tyre që janë sulmuar me mjete të forta kanë përfunduar në spital.
Në mediat raportohet se konflikti fizik ka plasur në mes të miqve dhe dhëndrit, ku ky i fundit është sulmuar.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar me mjete të forta dy viktimat meshkuj kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thekson raporti.