Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se sot janë bërë pagesat për 826 përfitues, prej të cilëve 782 përfitues morën nga dy pagesa përnjëherë (pra dy herë nga 130 euro), kurse 44 përfitues morën tri pagesa përnjëherë, me shumë totale 220 mijë e 480 euro.
Këto pagesa u përfshinë në masën numër 8, që është pagesë e asistencës mujore për qytetarët që humbën vendin e punës për shkak të situatës emergjente.
Gjithashtu Bajrami tha se u bë edhe pagesa për 288 biznese të masës 3a, me nga 170 euro.
“Ministria e Financave sot ka bërë këto pagesa: Masa 8: Pagesa per 826 përfitues, prej të cilëve 782 përfitues kanë marrë nga dy pagesa përnjëherë (2*130), kurse 44 përfitues kanë marrë tri pagesa përnjëherë (3*130), me shume totale 220,480. Masa 3a: Pagesa për 288 biznese përfituese, me shumë totale 1,350,546.63. Masa 14: Pagesa për 14,768 përfitues, prej të cilëve 14,223 persona marrin një pagesë, kurse 545 persona marrin dy pagesa përnjëherë, në vlerë prej 1,990,690”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /