Minohet nesër edhe një segment i rrugës Kijevë-Dollc, i shtati me radhë

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se nesër do të bëhet minim, i shtati me radhë, në masën shkëmbimore në rrugën Kijevë-Dollc.

Minimi do të bëhet në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9, në anën e majtë të rrugës, raporton IndeksOnline.

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë, e deri tek udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Ndërprerja e trafikut do të bëhet nga ora 15:00, e deri në pastrimin e rrugës.