Liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodhë këtë vit, kështu deklaroi së fundmi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Luhrmann.
Luhrmann për “RTV 21” shtoi se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodhë para vitit të ri.
Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Franca, Gjermania dhe Polonia, përmes një deklarate të përbashkët, thanë se mbështesin plotësisht BE-në, që udhëhoqi dialogun Kosovë-Serbi dhe kanë theksuar nevojën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që i mundëson Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre respektive evropiane dhe të kontribuojnë në stabilitetin në rajon.
Kujtojmë se Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Sipas planit që ka prezantuar ajo, çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor