Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot dhomën ku kishte qëndruar aktivisti i Vetëvendosjes, tashmë i ndjerë, Astrit Dehari, gjatë kohës së paraburgimit dhe ka parë nga afër pavijonin dhe vendet ku ka qëndruar ai.Haxhiu ka vizituar edhe dhomat tjera dhe ka pasur rastin të njoh kushtet e burgut duke biseduar me të paraburgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.