Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se mostrat e rastit të Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Toksikologjisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Në mostrat e zhdukura përfshihen 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit.
“Mbrëmë në orët orët e vona jam lajmëruar se janë zhdukur disa mostra nga laboratori i toksikologjisë që funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë e një akt kriminal. Për këtë arsye mbrëmë kanë njoftuar drejtorin e policisë dhe kryeprokurorin e shtetit. Neraksat-Mjatëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, në epruvetë e binës dhe një e lukthit. Na këto instituti, dy epruveta me gjak ja ka dhënë institutit Zvicran. Sipas informacioneve mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit. Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona”, ka thënë Haxhiu.
Tutje ministrja Haxhiu ka deklaruar se ky “akt i rëndë është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në atë të rinj”.
“Ne besojmë se ky akt i rëndë e kriminal që ka ndodhur në ambientet që do duhej të ishin të mbrojtura e te sigurta brenda IML-së ka për qëllim ta dëmtojë edhe më tutje këtë proces dhe të na vesh neve me përgjegjësi. Ky akt i rëndë është vërejtur dje gjatë bartjes së mostrave nga frigoriferët e vjetër në atë të rinj. Situata e krijuar është tepër e rëndë. Të vendosë hise dyshimi në gjithë IML-në por edhe në veprimtarinë e tij”, tha ajo.